Kalorësia Mbretërore e Policisë kanadeze (RCMP) ka lejuar mbajtjen e hixhabit për policet muslimane, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i zyres së ministrit kanadez për Siguri Publike Ralph Goodal, Scott Bardsley pohon se hixhabi përmes uniformës së mirënjohur të Kalorësisë policore kanadeze, më mirë do të shpreh diversitetin në shoqërinë kanadeze.
“Kalorësia mbretërore policore është njësit progresiv dhe inkluziv policor i cili respekton vlerat e të gjitha religjioneve dhe kulturave”, tha Bardsley.
Ai tha se ky hap do të inkurajojë muslimanet që t’i bashkangjiten njësitit policor. Besohet se gratë përbëjnë 20 përqind të pjesëtarëve të Kalorësisë mbretërore policore prej gjithsej 19.258 pjesëtare.