Kancelarja gjermane Merkel vizitë zyrtare në Kinë

Kancelarja gjermane Angela Merkel po qëndron në Kinë për vizitë zyrtare. Ajo është takuar me homologun e saj kinez Li Keqiang.

Kancelarja gjermane Angela Merkel po qëndron në Kinë për vizitë zyrtare. Ajo është takuar me homologun e saj kinez Li Keqiang, raporton Anadolu Agency (AA).

Li dhe Merkel pas ceremonisë së pritjes kanë zhvilluar takimet mes delegacioneve dhe takmin e 4-t të konsultimit mes qeverive Kinë-Gjermani.

Pas takimeve nën praninë e Li dhe Merkel janë nënshkruar një sërë marrëveshjes kryesisht të fokusuara në ato dypalëshe dhe ato ekonomike.

Në në një konferencë të përbashkët për media Li tha se tregu kinez është i hapur për të gjithë dhe se si qeveri do të hedhin hapa më shumë me qëllim rritjen e investimeve të huaja.

Ndërsa lidhur me kritikat se Kina nuk është e hapur mjaftueshëm për investitorët e huja dhe për kritikat e Bashkimit Evropian kundër iniciativave të prodhuesit kinez të pajisjeve shtëpiake Midea për blerjen e kompanisë gjermane të robotëve industrialë Kuka, Li ka theksuar se ata nuk dëshirojnë luftë tregtare me Evropën dhe se kjo nuk do të jetë në të mirën e askujt.

Artikulli paraprakDonald Tusk: Turqia, partner i vështirë por i besueshëm
Artikulli vijuesPronat e uzurpuara, problem për investitorët nga diaspora