Një tjetër avion me drogë mbërrin nga Shqipëria drejt Italisë. Në bordin e tij qenë fshehur 80 kg lëndë narkotike. Lajmi u publikua sot në mediat italiane.
Policia italiane e qytetit të Torinos ka arrestuar sot 4 persona anëtarë të një bande kriminale në organizmin e trafikut të lëndës narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.
Sekuestrohet avioni- Policia e repartit të flurimit të qytetit të Milanos në bashkëpunim me sektorin anti drogë të qytetit të Torinos kanë mundur të zbulojnë importimin e një ngarkese droge nga Shqipëria drejt Italisë, me anë të një avioni të vogël.
Avioni me 80 kg droge- Ky mjet fluturimi i sekuestruar tashmë nga policia italiane lejonte t’i shmangej kontrollit doganor. Në brendësi të këtij avioni, fshehur pas sediljes së pasagjerit u gjetën 80 kg lëndë narkotike.
Baza ne aeroportin turistik te Vercellit – Trafikimi i lëndës narkotike të importuar nga Shqipëria drejt Italisë e kishte bazën në aeroportin turistik të Gattinara në provincën e Vercellit në rajonin e Piemontes