Kardiologët kërcënojnë me grevë

0
166
Kardiologët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) i kanë shkruar një letër kryeministrit, Isa Mustafa, dhe ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani. Por, as njëri e as tjetri, nuk kanë marrë mundin që t’u përgjigjen kardiologëve, ndonëse të njëjtit në shkresën e tyre kanë paralajmëruar greva.
 
“Trajtimi i kardiologjisë invazive sot nga ana e institucioneve vendimmarrëse politike të Kosovës është nën çdo minimum të etikës humane. Janë shume arsye për këtë konkluzion që jemi të bindur se i dini dhe jeni të njoftuar përmes shumë burimeve. 
 
E dini se edhe në Kosovë sot vdesin qytetarët më së shumti nga sëmundjet kardiovaskulare”, thuhet në shkresën e kardiologjisë, të nënshkruar nga gjithë kardiologët.kohaislame