Hamed Karzai i cili dje po fliste në ceremoninë e hapjes së konferencës së Tokios, tha se shpreson se me largimin e forcave të NATO-s në vitin 2014 në Afganistan do të ketë paqe, qetësi dhe siguri të plot. Ai po ashtu duke dënuar akuzat e perëndimit për korrupsion në qeverinë e tij, deklaroi se Amerika vazhdon të ndërhyjë në punët e brendshme të vendit të tij. Pjesëmarrësit në takimin e së dielës në Tokio pritet që të bien dakord për një shumë prej 4 miliardë dollarësh në vit investime për Afganistanin. Por banka qendrore e këtij vendi thotë se duhen më shumë se 4 miliardë dollarë në vit, pasi pjesa dërrmuese e kësaj shume do të shkojë vetëm për forcat e sigurisë. Një zyrtar britanik, i pranishëm në Tokio për konferencën, e cilësoi projektin për të ndihmuar financiarisht Kabulin si një sfidë të papreçedent. Nga ana tjetër, donatorët e mbledhur në kryeqytetin japonez pritet të kërkojnë garanci nga qeveria afgane për qeverisje të mirë dhe transparencë.
You Might also Like
Turqi, ftohen pesë ambasadorët e vendeve anëtare të KS-OKB-së lidhur me sulmin terrorist
Ambasadorët e pesë shteteve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së janë ftuar…
By
2 Min Read
Clinton merr përgjegjësinë për vdekjet në Ambasadën në Libi
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton deklaron se merr përsipër përgjegjësi të plotë për dështimin…
By
2 Min Read
Egjipt: Hillari Klinton takohet me presidentin Morsi
Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton sot ka arritur në Kajro, për tu takuar me…
By
1 Min Read
Arabia Saudite tërheq ambasadorin e saj nga Kairo
Arabia Saudite e thirr në atdhe ambasadorin e saj nga Egjipti për konsultim dhe përkohësisht…
By
2 Min Read
Turqi: Arrestohet serbi i kërkuar për krime lufte në Bosnje
Dushko Dabetic i lindur në Sarajevë gjendej edhe në listën e të kërkuarve të Interpolit…
By
2 Min Read
Ushtria e Azerbejxhanit shkatërron një shtab të forcave armene
Tensionet përgjatë kufirit në mes të Azerbajxhanit dhe Armenisë nuk pushojnë, ndërsa ushtria e Azerbejxhanit…
By
2 Min Read
