Katërmbëdhjetë milionë vetë të prekur kanceri

Numri i njerëzve që po diagnostikohen me kancer në botë çdo vit është rritur në 14 milionë vetë, bëri të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë. Të dhënat për vitin 2012 shënuan një rritje të madhe nga 12.7 milionë që qenë diagnostikuar në vitin 2008.

Rritja e barrës me kancer po shkaktohet nga ndryshimi i shpejtë në stilin e jetesës në botën në zhvillim, e cila po imiton botën e zhvilluar. Rritja e numrit të duhanpirësve dhe të njerëzve në mbipeshë, si dhe fakti që njerëzit po jetojnë më gjatë, po ndikojnë në rritjen e përhapjes së kësaj sëmundjeje.

Kanceri i mushkërive, i cili shkaktohet më së shumti nga duhanpirja, është lloji më i përhapur në botë. Ky lloj zë 13 për qind të rasteve të reja. OBSH ka vënë re edhe rritje të shpejtë të kancerit të gjirit. Si incidenca ashtu edhe mortaliteti janë rritur që nga viti 2008.

Artikulli paraprakBuka e bërë pa hile, të shijon dhe nuk të fryn
Artikulli vijuesDisa mënyra për të luftuar gripin dhe ftohjen