Katërmbëdhjetë rusë të vdekur në një aksident në Ukrainë

Katërmbëdhjetë pelegrinë rusë kanë vdekur, kurse 29 të tjerë janë plagosur kur autobusi i tyre u rrokullis në veri të Ukrainës, njoftoi Ministria e Emergjencave e Ukrainës. Sipas kësaj ministrie, në autobus kanë qenë gjithsej 43 udhëtarë, kurse nga 29 të plagosur, gjashtë prej tyre janë në gjendje të vështirë shëndetësore.

Aksidenti ndodhi sot në mëngjes në rajonin Çernigiva, kurse në të gjendeshin pelegrinë rusë (ukrainasit janë të fesë katolike), të cilët udhëtonin drejt një manastiri ortodoks në qytetin Velika Lluka, në Ukrainën perëndimore.

Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviq u shprehi ngushëllime familjarëve të viktimave dhe homologut të tij rus, Vlladimir Putin, njoftuan mediet ukrainase./koha/kohaislame

Artikulli paraprakSkandaloze: Këndon dhe bombardon afganët (Video)
Artikulli vijuesMuslimanët rivarrosin viktimat e Srebrenicës, serbët festojnë