KE për refugjatët, 24 mln euro Maqedonisë për përballje me krizën

Komisioni Evropian ka vendosur të sigurojë ndihmë financiare përmes Instrumentit për Ndihmë Paraqasëse (IPA) për Maqedoninë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor për t’i ndihmuar në ballafaqim me krizën e refugjatëve.

Eurokomisari për zgjerim, Johanes Han, konfirmoi se për Maqedoninë janë ndarë fonde që arrijnë në 24 milionë euro. Eurokomisioneri Hahn potencoi se dëshiron të jetë i qartë se Ballkani Perëndimor është enklavë në BE dhe që të arrihet atje refugjatët duhet të vijnë përmes një vendi anëtar të Unionit.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk guxojnë të bëhen vendparkim i refugjatëve. Do të ishte gabim gjeostrategjik dhe ne na duhen koka të ftohta nga të gjitha palët, e jo retorikë e rëndë. Pikërisht për atë, për ndihmë në aksionet migruese në këto vende, me qëllim të ndërtimit të qendrave pranuese të tjera, Serbia do të marrë 45 milionë euro, ndërsa Maqedonia 24 milionë euro, dhe nëse nevojitet, jemi të gatshëm të sigurojmë para shtesë”- deklaroi komisari evropian për zgjerim, Johanes Hahn.

Nga 24 milionë eurot e cekura, 12 milionë euro tashmë janë dhënë në kuadër të Instrumentit për Ndihmë Parainkuadruese (IPA1).

Në kuadër të programit IPA2 për vitin 2016, BE-ja ka planifikuar të sigurojë 12 milionë euro për mbështetje të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Paratë do të ndihmojnë në zbatimin e politikës migruese përmes një numri të madh të aktivitetesh.

Han theksoi se tani nuk është koha për diskutime, por për aksion. Ai shprehu shqetësim serioz se një rrethojë metalike po ndërtohet në disa pjesë të Evropës dhe premtoi se do të bëjë gjithçka si politikan evropian që kjo të mos ndodhë.

Artikulli paraprakKroacia bllokon emigrantët, Maqedonia dhe Serbia "senduiç"
Artikulli vijuesKumanova s'do të preket nga Prokurorja speciale