Rreth 100 milionë euro vlerësohet të jetë shuma e energjisë elektrike që është shpenzuar nga serbët në veri të Kosovës dhe nuk është paguar asnjëherë.
Mirëpo, kjo praktikë e mospagesës ka vazhduar edhe kur distribucioni i KEK-ut ka kaluar në pronësi private.
Gazeta “Zëri” një ditë më parë ka raportuar se rreth 7 milionë euro energji elektrike që shpenzohet nga serbët në pjesën veriore të Kosovës po u faturohet qytetarëve të tjerë që paguajnë me rregull faturat e energjisë elektrike.
Behxhet Shala, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), ka thënë se në këtë rast KEDS-i dhe ZRRE-ja po bëjnë vepër penale, andaj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të ndërmarrë masa.
“Është shumë e padrejtë që një pjesë e qytetarëve të paguajnë energjinë edhe të atyre që nuk e paguajnë. Kjo jo vetëm që është shkelje e të drejtave të njeriut, por është edhe vepër penale dhe pas kësaj informate Prokuroria duhet të ndërmarrë masa menjëherë. Nuk mundet askush të bëjë një program duke ua shpërndarë rrymën e atyre që nuk paguajnë atyre që paguajnë në mënyrë proporcionale nga një euro apo nga dy. Kjo është gjobë e kundërligjshme apo haraç”, ka thënë Shala.
Kryetari i KMDLNJ-së pohon se ZRRE-ja në vend se t’i mbrojë interesat e qytetarëve është rreshtuar në anën e KEDS-it dhe po shihet që në shumicën e rasteve po aprovon shumicën e kërkesave në kurriz të konsumatorit.
“E turrin ZRRE-ja po e ndal vetëm kur po përballet me protesta. Në këtë plan Qeveria është ajo që duhet të ndërmarrë hapa, ngase në fund të fundit ata janë për mbrojtjen e interesave të qytetarëve”, tha Shala. /Zëri/Telegrafi/
You Might also Like
VIDEO – Shqiptarët në kohën e Perandorisë Osmane
Në një hutbe të fuqishme Hoxha nga Shkupi Muharem Ismaili edhe njëher ngreu zërin kundër…
By
Redaksia
0 Min Read
Vushtri: Dy serb rrahin rëndë një shqiptar
Një i ri shqiptar 21 vjeç është rrahur mbrëmë rreth orës 19:00 derisa po kthehej…
By
Redaksia
1 Min Read
VIDEO – Afrikani duke këndu ilahi të Adem Ramadanit
Afrikani duke këndu ilahi të Adem Ramadanit https://www.youtube.com/watch?v=MUgd5d0SGMs
By
Redaksia
0 Min Read
Haradinajt i merret titulli Qytetar Nderi i Tetovës
Ish kryeministri i Kosovës, aktualisht kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nuk…
By
Redaksia
1 Min Read
Mbahet ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Rio 2016
Me ceremoninë e hapjes kanë filluar zyrtarisht Lojërat Olimpike Rio 2016. Në ceremoninë e zhvilluar…
By
Redaksia
4 Min Read
Kushtetuesja rrëzon kërkesën për vendosjen e kuotës gjinore në qeveri
Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë kërkesën e 55 deputetëve që të amendamentohet Kushtetuta, në mënyrë…
By
Redaksia
1 Min Read
