Kërcënimet e gjuhës së urrejtjes

0
295

Debati mbi radilkalizmin musliman në Kosovë, i hapur nga gazeta Koha Ditore, sikurse pritej, nuk solli asnjë vlerë, por vetëm ndikoi për mëse dy javë, në radikalizimin dhe egërsimin e qendrimeve midis palëve. Imer Mushkola u ankua në gazetën Expres për gjuhën agresive me të cilën ishte fyer nga ata muslimanë që, sipas tij, janë ndjerë të prekur prej shkrimit të tij. Reagime të tilla, siç jemi shprehur më pare, janë sa të dënueshme edhe të kuptueshme për vetë faktin se shkrimi i tij ishte provokues dhe jo pak radikal në kufirin që ai vendos midis radikalizmit dhe Islamit tradicional. Ndërkohë, jemi të detyruar të sjellim në vëmendje pjesën tjetër të realitetit – për të cilën nuk flet askush në shtypin shqiptar – agresivitetin anti-islamik që po zë rrënjë në një truall urrejtjeje të plehërosur mirë.

Komentet anti-islame gjatë këtyre ditëve në web-faqet e Gazetës Tema, Express, Peshku pa Ujë e Respublica vijuan me tone të ndezura duke shfaqur një retorikë genocidale. Ato i paraqesin muslimanët si armiq të kombit, tradhëtarë e heretikë të shitur tek terroristët. Ata etiketohen si talebanë, kriminelë, jevgjitë, barbarë, arabë shkretëtirash, këlyshë të shkjaut, antishqiptarë, injorantë, perversë, pedofilë,  etj. Një shumicë zërash kërkojnë zhdukjen e muslimanëve (të cilët sipas tyre janë terroristë), largimin e tyre për në shkretëtirat e arabisë, madje nuk mungojnë edhe kërcënimet për shfarosje me “dhoma gazi”. Urrejtja pati fatin të festojë për dy javë rrjesht në shumicën e blogjeve shqiptare dhe madje edhe në komentet e shkrimit të z. Mushkolaj që synonte pikërisht të denonconte urrejtjen. Për këtë arsye, e kemi konsideruar që në fillim si provokacion të dëmshëm mënyrën e trajtimit të temave të tilla nga shtypi shqiptar, të përsëritur tashmë për të shumtën herë nga gazeta Koha Ditore dhe Express.

Krijimin e kësaj vale urrejtjeje fetare e konsiderojmë si një prej gjërave më të dëmshme për shoqërinë shqiptare dhe gazetat Koha Ditore dhe Express, po i shërbejnë një polarizimi të rrezikshëm. Në përgjithësi shtypi shqiptar, me apo pa vetëdije, ka luajtur një rol negativ në tema të tilla pa u ngritur dot në nivelin e përgjegjësisë qytetare e profesionale në trajtimin e tyre. Në masën më të madhe, shtypi ose ka qenë palë me elementë të errët qe ushqehen nëpërmjet kultivimit të rivaliteteve midis grupeve shoqërore, ose ka shkuar pas skupeve qe mbledhin audiencë pa pyetur për pasojat. Nuk është e rastit që kur sot, pas kaq vitesh që ky fenomen vijon te zerë faqet e para të gazetave, publiku vijon të jetë ende krejtësisht i painforumuar mbi shumë gjëra elementare duke përfshirë këtu edhe gazetarë të interesuar në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Vlerësojmë vëmendjen që Respublica, i kushtoi blogut tonë në këtë debat, gjë që e konsiderojmë si tregues i të qenit të hapur dhe mendojmë se debati ka nevojë të zhvillohet në terma të tjerë për t’u bërë i frytshëm. Është e nevojshme që çdokush që ka nivelin e duhur të intelektit dhe përgjegjësisë qytetare të denoncojë një dukuri të tillë, sa pa marrë ende përmasa katastrofike. Përndryshe, do të jemi të gjithë përgjegjës që nuk ditëm t’u trashëgojmë fëmijëve tanë një shtëpi të përshtatshme për të jetuar, ku banorët sillen vërtetë si njerëz.

Tema të tilla i kemi trajtuar në mënyrë të ripërsëritur në këtë blog. Po sjellim në vëmendjen tuaj disa prej tyre për të plotësuar më mire tablonë e kësaj problematike:

Tellallet e Urrejtjes Ndershqiptare

Kunder Propagandes Terroriste ne Median Shqiptare

Ballkanadoll dhe Breiviket e Gazetarise Shqiptare

Përgjegjësit për shpërthimin e urrejtjes fetare

Antivehabizmi mediatik në ditë feste

Ndal Urrejtjes!

Minareja ne thes

Islami me Direktivë nga Lart!

Papërgjegjshmëria e licencës gjuhësore kundra Islamit

Instalimi i Islamofobisë tek e Djathta Shqiptare

E shenjta dhe profania në Xhaminë e re të Tiranës

Politika e jashtme e islamofobisë

Receta për radikalizimin e besimtarit musliman. Apo qysh me çue ujë m’mulli t’Serbisë

Riciklimi i Olsi Jazexhiut

Replikë me një sulm kundra Dr. Tarik Ramadan në gazetën 55

Gazeta e Berishës fyen popullin e Tiranës dhe fenë Islame

Retorika e urrejtjes ndaj Myslimanëve nxit dhunën

A ka kuptim islamofobia ?

 

e-zani.com