Kërkimi me telefon në Facebook mund të keqpërdoret

0
147

Sipas hulumtuesve të sigurisë, përdoruesit apo sulmues të ndryshëm në Internet mund të abuzojnë me veçorinë e kërkimit të Facebook-ut në telefon për të gjetur numra të vlefshëm të telefonit dhe emrin e poseduesve të tyre.

Sulmi është i mundshëm sepse Facebook-u nuk e kufizon kërkimin me numër të telefonit që mund të kryhet nga një përdorues përgjatë versionit mobil të uebfaqes, tha në një postim të fundit në blog një hulumtuese e pavarur e tregut, Suriya Prakash.

Facebook-u iu mundëson përdoruesve për të lidhur numrat e tyre të telefonit me llogaritë e tyre. P.sh një numër telefoni celular kërkohet për të verifikuar ndonjë llogari të re në Facebook dhe të zhbllokojë veçoritë si ngarkimin e videove ose ndryshim të URL-së së kohështrirjes (timeline).

Personat që kanë numrin e telefonit, mund të gjejnë edhe profilin në Facebook

Kur të bëhet shtimi i numrave të telefonit në seksionin “Contact info” të faqes përkatëse në Facebook, përdoruesit mund të zgjedhin nëse ata duan ta bëjnë këtë informacion të dukshëm për publikun, vetëm për shokët e tyre apo vetëm për vete, që është një opsion i mirë.

Facebook-u gjithashtu iu mundëson përdoruesve që të gjejnë njerëzit e tjerë në uebfaqe duke kërkuar për numrat e atyre njerëzve në formatet ndërkombëtare.

Përdoruesit mund të kontrollojnë se kush mund t’i gjejë ata duke e përdorur këtë metodë përgjatë një opsioni në “Privacy Settings”, “How You Connect”, “Who can look you up using the e-mail address or phone number you provided?” që është rregulluar në fillim për të gjithë (“Everyone”).

Kjo nënkupton që edhe nëse e vendosni që të mos e shikojë askush numrin e telefonit në profilin tuaj në Facebook, çdo kush që e di numrin do të jetë në gjendje që të ju gjej në Facebook përderisa të ndryshoni opsionin e dytë në “Friends” ose “Friends of friends”.

Nuk ka opsion që të bëhet parandalimi i të gjithëve që të gjejnë profilin tuaj duke e përdorur numrin tuaj të telefonit. (PCWorld Albanian)/kohaislame