Presidenti i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të PE-së Brok tha se BE duhet të marrë më shumë përgjegjësi në Siri.
Presidenti i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Parlamentit Evropian Elmar Brok tha se Bashkimi Evropian duhet të marrë më shumë përgjegjësi në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Brok pas një takimi në PE në Bruksel me kryetarin e Koalicionit Kombëtar të Forcave Opozitare dhe revulucionare të Sirisë, Enes El-Abde ka rënë disa deklaratë për anëtarët e medias.
Duke vënë në dukje se ndjen kënaqësi që nga takimi i kryer ka marrë të dhënat e drejta nga El-Abde në lidhje me Sirinë, Brok u shpreh se: “Në Siri ka luftëra të përfaqësuara. Kjo situatë vazhdon në nivele të ndryshme. Ne në Siri mbështesim zgjidhje paqësore në kuadër të mbizotërimit të demokracisë, respektetit ndaj të të drejtave të njeriut dhe mbizotërimin e ligjit”.