Kërkohet nisja e bisedimeve për konfliktin në Siri

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia thonë se bisedimet e ndërmjetësuara ndërkombëtare në mes të qeverisë dhe grupeve opozitare në Siri, duhet të fillojnë këtë muaj pavarësisht se nuk ekziston asnjë marrëveshje për përfaqësimin e opozitës në këto bisedime.

“Ne nuk kemi synime që për t’i shtyrë bisedimet nga janari në shkurt”, ka thënë Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë të mërkurës pasi që është takuar në Cyrih me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry.

Bisedimet për Sirinë janë planifikuar të mbahen më 25 janar.

Lavrov tha se vendimi se kur do të nisin bisedimet do të merret nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban KI-moon, pas këshillave që do t’i merr ai nga i dërguari i posaqëm për Sirinë, Staffan De Mistura.

Kombet e Bashkuara kanë njoftuar në fillim të kësaj jave se nuk do t’i ftojnë palët në bisedime derisa fuqitë e mëdha, SHBA dhe Rusia, do të pajtohen për mbajtjen e tyre dhe bëjnë me dije se cilat grupe opozitare siriane do të marrin pjesë në bisedime.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia mbështesin anë të kundërta të konfliktit

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner, tha se nëse fillimi i bisedimeve do të shtyhet për disa ditë “nuk do të jetë fundi i botës”.

Artikulli paraprakLigji për kufizimet për refugjatët nuk kalon në Senat
Artikulli vijuesSulmet ajrore ruse në Siri kanë lënë të vrarë më shumë se 1000 civilë