Kërpudhat janë një produkt të cilët janë të pasur me vitaminën D, pohon dr. Michael F. Holick nga Qendra universitare mjekësore në Boston. Wsht e këshillueshme që para ngrënies duhet të ekspozohen në dritën e diellit.
Vitamina D është përbërësi kyç i imunitetit të shëndetshëm dhe është i domosdoshëm për shëndetin e eshtrave dhe muskujve sepse pa të kalciumi nuk mund të absorbohet në organizëm.
Në studim shkencëtarët i kanë ndarë të anketuarit në dy grupe, ku njëri ka marrë shtesa të vitaminës D në tableta, ndërsa grupi tjetër ka ngrënë kërpudha të “rrezitura”.