Këshilla për një zemër të shëndoshë

Zemra është një organ i vendosur në zgavrën e kraharorit, pas kafazit, që e mbron atë si një mburojë, edhe përpara kolonën vertebrale. Ajo përbëhet pothuajse ekskluzivisht nga inde muskulore. Zemra është muskuli më i rëndësishëm i trupit njerëzor. Funksioni i saj është i ngjashëm me atë të një pompe mekanike që siguron, nëpërmjet arterieve dhe kapilarëve, qarkullimin e gjakut në të gjithë organizmin. Në fund të kryerjes së detyrës së saj, zemra punon me ritme dhe frekuenca të ndryshme. Mund të thuhet se ritmi kardiak gjatë kohës së pushimit tek një i rritur ka normalisht 50-80 rrahje në minutë.

Ekstrakti i thatë i ullirit dhe Omega 3 shpëtojnë zemrën

Acidet yndyrore Omega 3, të nxjerra nga peshku janë të nevojshme për t’i siguruar një mbrojtje efektive zemrës kundër dëmeve që mund të shkaktohet nga një dietë me mangësi ose shumë e pasur me yndyrna dhe kolesterol. Marrin 2-4 kapsula në ditë, edhe për periudha afatgjata. Në rastet e tensionit të lartë, është e nevojshme përdorimi i dy kaspulave të ekstraktit të thatë të ullirit.

Zemra dhe dietat

Konsumi i dy ose më shumë porcioneve me peshk në javë mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Përveç peshkut, edhe çokollata e zezë, arrat dhe bajamet, frutat dhe perimet e freskëta, të marra në sasi të vogël reduktojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare më shumë se 75%.

Shëndeti i zemrës fillon nga tavolina

Mirëqenia e zemrës është mbi të gjitha ka të bëjë me yndyrnat. Duhet të mbajmë nën kontroll acidet yndyrore sepse mund të rrisin nivelin e kolesterolit të keq LDL në gjak, më shumë se të gjitha substancat e tjera prezentë në ushqim. Acidet yndyrore ndodhen, veçanërisht, në prodhimet e qumështit, e mishit dhe në disa lloje vajrash (si ajo e palmës dhe kokosit). Acidet yndyrore mund të formohen edhe gjatë proceseve industriale dhe që gjenden në ushqime (veçanërisht tek margarina, por edhe në prodhimet e pjekura). Kolesteroli, që gjendet vetëm në ushqimet shtazore, mund të uli niveli e kolesterolit në gjak,  por në një masë të vogël, dhe ndryshon nga një person tek tjetri. Pra, në dietën e të rriturve, kolesteroli nuk duhet t’i kalojë 300mg në ditë (dhe 200 për ata që kanë sëmundje kardiovaskulare). Acidi yndyror nuk duhet të japë më shumë se 7-10% të kalorive totale, ndërsa yndyrnat “trans” duhet të eliminohen fare nga dieta.

Fuqia që mbron zemrën

Dieta e përditshme duhet të jetë e mirë-ekuilibruar. Është e rëndësishme të shmangen kaloritë e tepërta (të qenit mbi peshë, është një faktor rreziku për zemrën). Ideale do të ishte mos të hamë të njëjtin ushqim më shpesh se një herë në tre ditë. Përveç kësaj, çdo ditë duhet të merren fibra nga perimet, drithërat dhe frutat e freskëta. Ndërsa për fitimin e proteinave, peshku, mishi i bardhë dhe perimet janë zgjidhja më e mirë. Ju kujtojmë se konsumi i rregullt i proteinave të sojës (25 gramë në ditë), i lidhur me një ditë me përmbajtje të pakët të acideve yndyrore dhe kolesterolit, mund të ulë rrezikun e sëmundjeve kardiake dhe për krijimin e një sistemi të mirë imunitar, edhe për ata që marrin ilaçe.

Ushqimet mbrojtëse

– Radikio

Ata janë ndër perimet më të pasura me antioskidantë; ato me ngjyrë të kuqe, veçanërisht, përmbajnë antioksidantin “antocianin” që mbrojnë enët e gjakut dhe zemrën. ((Radiçio)) i kuq është mënyra më efektive për mbrojtjen e zemrës, sidomos nëse hahen krudo nëpër sallatra të ndryshme. Ato mund të konsumohen çdo ditë, 100g janë mjaftueshëm.

-Arrat

Burimet e acideve yndyrore me origjinë bimore, janë të dobishme kundra inflamacionit, për të luftuar radikalet e lira, për të pastruar gjakun dhe për të mbrojtur zemrën. Janë fruta tipike për stinën e vjeshtës dhe të dimrit. Janë të këndshme për t’u ngrënë në vakte të ndryshme. Mund të konsumoni 3-5 koka arrash në ditë.

 – Peshku

Kryesisht peshku i detit, çdo lloj peshku sjell proteina dhe acide yndyrore thelbësore në gjendje për të mbrojtur aparatin kardiovaskular, por edhe trurin dhe lëkurën. Ideale për çdo periudhë të vitit. Më mirë të jetë peshk deti sepse është i pasur me acide yndyrore. Duhet ta konsumojmë 2-4 herë në javë, 120-200 gramë për porcion. Është e këshillueshme që të jetë i pjekur, më shumë se sa i skuqur.

Menutë kurative për zemrën.

Për t’u përdorur për 2-3 ditë në javë, për të paktën 2 muaj.

Menu për stinën e pranverës dhe të verës. (Mbron zemrën)

• Mëngjesi

– 4 kajsi, 1 kos, 1filxhan çaji jeshil, 4 biskota.

– 20 vishje

• Dreka

– 70g oriz me fasule, sallatë e përzier me domate, rukola, 1 mollë.

– 2 feta pjepër

• Darka

-150 g sardele të marinuara, 250g kungull i njomë me vaj, 70g bukë gruri, 1 gotë me ujë të nxehtë, të cilën duhet ta lini të qëndrojë 10 minuta dhe ta pini dy herë në ditë.

Menuja për stinën e vjeshtës dhe të dimrit. (Ul kolesterolin)

•Mëngjes

–    1 mollë, 1 filxhan me qumësht soje dhe dy lugë gjelle me kakao, 3 arra.

-2 arra

•Dreka

-1 pjatë me supë perimesh dhe elbi, 250 g  kopër në sallatë me vaj ulliri dhe copa portokalli

–    1 dardhë, 20 g çokollatë e zezë.

•Darka

-200 g sardele të pjekura, 200 g patate, 1 gotë ujë të nxehtë të cilën ta pini pas 10 minutash – 2 herë në ditë.

Menuja për të gjitha stinët. (Pastron dhe Rigjeneron)

• Mëngjesi

–    çaj jeshil, 2 feta ananas, 1 miks frutash

–    1 kos natyral dhe 1 mollë

• Dreka

– (Radikio) në zgarë, 70g makarona me salcë kërpudhash, 1 dardhë.

–    10 g fara kungulli.

• Darka

– Rukola dhe soja në sallatë, 200g salmon, 70g bukë gruri, 1 dardhë dhe një çokollatë e zezë. 1 gotë ujë të nxehtë të cilën ta pini pas 10 minutash – 2 herë në ditë. /TO/kohaislame

Artikulli paraprakAvioni 80 milionë dollarësh
Artikulli vijuesFillojnë shpimet për ujë në Gërmi