Këtë javë, takimi i tretë i qeverive të Kosovës e Shqipërisë

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhje të përbashkët me Qeverinë e Shqipërisë të premten, më 3 qershor.

Lajmi i konfirmuar edhe nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, thotë se të dyja qeveritë do të mbajnë mbledhje të përbashkët për herë të tretë në kryeqytetin e Kosovës.

Për herë të parë, kjo mbledhje është mbajtur në vitin 2014 në Prizren, ndërsa herën e dytë në Tiranë, një vit më vonë.

Qëllim i këtyre takimve është forcimi i bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e ekonomisë, arsimit e të tjera.

Artikulli paraprakPresidenti i KE-së do të qëndrojë në Rusi
Artikulli vijuesGjykata: Dëshmitarët kundër Azem Sylës janë në rrezik