Khan dhe Cameron në fushatën kundër daljes së Britanisë nga BE-ja

Khan sot do t’i bashkangjitet Cameronit në fushatën nën moton “Britania është më e fortë në Evropë”

Kryebashkiaku i Londrës dhe anëtar i Partisë Laburiste Sadiq Khan do t’i bashkangjitet kryeministrit britanik David Cameron në fushatën kundër daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).

Khan të hënën, së bashku me liderin e Partisë Konservatore Cameron, do të shfaqen në fushatën e përbashkët ku do bëjnë thirrje për qëndrimin e Britanisë në bllokun e vendeve 28-anëtarëshe.

Cameron gjatë fushatës një mujore theksoi se Britania do të jetë “më e sigurt dhe më e fortë”, nëse mbetet në BE, por se të mendimit të njëjtë nuk ishin edhe disa nga bashkëpartiakët e tij, posaçërisht ish kryebashkiaku i Londrës, Boris Johnson, i cili tha se do të mbështesë fushatën për dalje nga BE-ja.

Artikulli paraprakIsh-presidenti i Çadit dënohet me burgim të përjetshëm
Artikulli vijuesMali i Zi, paga mesatare në prill 499 euro