Kia është duke menduar krijimin e një automobili të ri që përdor hidrogjenin si karburant.
Duke folur në një konferencë të kompanisë, Albert Biermann nga kompania ka konfirmuar projektin e ri.
Brendi ka përjashtuar mundësinë e një modeli tërësisht elektrik, por një model me hidrogjen do të vijë shumë shpejt.
Biermann ka thënë se Kia është duke punuar në një model të tillë edhe më shumë pas skandalit të Volkswagenit për modelet dizel.