“Mediat e përcjellin deklaratën e mjekëve që kanë trajtuar 5 vjeçarin e plagosur sirian, Orman, e të cilët kanë thënë se ai nuk ka qarë, pavarësisht lëndimeve të rënda që ka pasur! Mbase instinkti i tij fëmijëror i ka treguar se kot e ka të qajë, se kjo botë është bërë e shurdhër dhe e pandjeshme ndaj vajit fëmijëror dhe ndaj vuajtjeve të popujve që nuk i donë shteti i tyre, se kopshtet e parajsës së pasanikëve të kësaj bote, ujiten me gjakun e pafajësisë fëmijërore dhe me fatkeqësinë e popujve të “prapambetur”! Dhe po kjo botë e shurdhër dhe e pandjeshme ndaj tragjedisë dhe dhembjes së popujve të ‘pacivilizuar’, tani shtiret se i mungonte fotoja rrëqethëse e Ormanit të vogël, që ta kuptonte se ky planet është ndarë në dy pjesë: në pjesën ku jetojnë popujt e ‘civilizuar’ që e festojnë jetën dhe, në pjesën tjetër, që është bërë varrezë masive, ku groposet fati i popujve të pafat!”