Analisti dhe shkrimtari i njohur shqiptar, Kim Mehmeti, ka reaguar lidhur me tentimet që po bëhet për të amnistuar protagonistët e përfshirë në incizimin e paraqitur në opinion, ku dëgjohet bisedë mes dy funksionarëve të lartë partiakë. Në një deklaratë për “Lajm”, Mehmeti thotë se nuk mund të akuzohen si të prapambetur ata që kritikojnë amoralitetin politik, sepse në të kundërtën do të ndihmojnë në ngritjen e një modeli negativ, që nesër pasnesër mund të kopjohet edhe nga fëmijët e tyre.
“Të gjithë mendjehapurve dhe mendjendriturave të civilizuara, që mbrojnë të drejtat e femrave shqiptare duhet thënë: zonja dhe zotërinj, ne nuk merremi me të drejtën e çdo burri dhe gruaje, që të shkojë në krevatin që e pëlqen dhe e as me mënyrën si i manifestojnë kënaqësitë që ndjejnë; madje mund të jetë se ne s’jemi me asgjë më të mirë se ata që i kritikojmë, por ne nuk e kemi në duar fatin e popullit dhe andaj kemi të drejtë të shpalosim fytyrën e vërtet të atyre që vendosin për të ardhmen e fëmijëve tanë, fytyrën e atyre që janë lehtë të shantazhueshëm dhe të pafytyrë, të atyre që gjithë neve na çuan në shtretërit e policisë maqedonase dhe të VMRO-DPMNE-së! Andaj mos u ngutni në përcaktimin e modelit të femrës shqiptare në Maqedoni dhe na lejoni që edhe ne të prapambeturit dhe ‘islamistët’, ta shfrytëzojmë të drejtën tonë dhe t’u themi bijave tona se nuk është vlerë civilizuese të ndërtosh karrierë nëpërmjet krevatit si dhe, të jenë të kujdesshme kur anëtarësohen në ‘maço’ partitë tona, ngaqë shpeshherë, drejtuesit e tyre nuk të përkrahin pse je e mençur apo e aftë, por pse duan t’ua zbukurosh ditën dhe natën!”, thotë Mehmeti.
You Might also Like
VIDEO – Cilët kushte duhet ti plotësoj për të jetuar në shtet të kufrit
I është parashtruar Hoxhës së nderuar Ahmed Kalaja pyetja: Cilët kushte duhet ti plotësoj për të…
By
Redaksia
0 Min Read
Arrestohen trafikantë shqiptarë të emigrantëve në Belgjikë
Tetë persona janë arrestuar në kuadër të një operacion special të Eurojust-it dhe Europol-it që…
By
Redaksia
1 Min Read
Merkel:Nuk më intereson për marrëveshjen mes BE-së dhe Turqisë
Kancelarja gjermane Angela Merkel, tha të premten se nuk është e shqetësuar për marrëveshjen midis…
By
Redaksia
1 Min Read
Sulm i neveritshëm ndaj një Xhamie në Berlin
Në një xhami në Kryeqytetin Berlin, ishte lënë një paketë ku ishte mbështjellë Kurani dhe…
By
Redaksia
1 Min Read
Nuk ndalen reagimet pas skandalit në Xhaminë Tetovare
Qytetarë të shumtë të konfesionit Islam kan reaguar ashpër pas skandalit që ndodhi këto ditë…
By
Redaksia
0 Min Read
Snajperisti maqedonas bënë Selfie, teksa shtëpitë e shqiptarëve digjen
Kanë rrjedhur edhe 15 foto të reja, të papara deri më tani nga aksioni i…
By
Redaksia
0 Min Read
