Kinë, Erdoğan takohet me homologun e tij kinez Jiping

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan u takua me presidentin kinez Xi Jiping, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan i cili po qëndron në Kinë për të marrë pjesë në Samitin G20, me presidentin kinez pati një takim me dyer të mbyllura. Në qytetin kinez Hangzhou po qëndron edhe ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu, i cili u takua me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry.

Takimi Çavuşoğlu – Kerry zgjati rreth një orë.

Burimet e sigurisë theksojnë se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit lidhur me luftën kundër organizatës terroriste FETO dhe ekstradimin e Fetullah Gylenit.

Gjithashtu, ata folën edhe për situatën në Siri dhe Jarabulus.

Artikulli paraprak“Demarkacioni s’i vonon vizat”
Artikulli vijuesVrasjet gjatë vitit 2016, fenomen në rritje