Kinë: Ujgurët ndalohen nga agjërimi i Ramazanit

0
177

Një deklaratë shtetërore ka kërkuar nga udhëheqësit e partisë që të sjellin “dhurata” të ushqimit për krerët lokal të fshatrave për të siguruar që ata janë duke e ngrënë Ramazanin.

Kina po ndalon zyrtarët dhe studentët mysliman nga agjërimi i muajit të shenjtë të Ramazanit në rajonin Ujgur në vend.
Udhëzime të postuara në faqet e internetit të qeverisë kërkojnë nga udhëheqës të partisë Komuniste që të kufizojnë aktivitetet fetarë gjatë këtij muaji përfshirë aty agjërimin dhe vizitat në xhami.
Qeveria ka ndaluar të gjitha aktivitetet fetare për muslimanët në rajon, sipas një zëdhënësi të Kongresit Botëror të Ujgurëve në Munih të Gjermanisë.
Po ashtu iu është kërkuar prijësve fetarë të mbajnë ligjërata ideologjike komuniste gjatë predikimit të xhumasë, në mënyrë që të monitorojnë gjendjen e Ujgurëve.
Rajoni i Turkistanit Lindor apo Xinjiang-ut është shtëpi e rreth 9 milionë Ujgurëve mysliman vendas të cilët vazhdojnë të i përballen persekutimit fetar dhe politik nga qeveria Kineze. /mesazhi/kohaislame