Kisha ortodokse në Graçanicë ndërtohet me buxhetin e Kosovës

Përderisa xhamitë ndërtohen nga donatorët dhe iniciativat qytetare, taksat e qytetarëve të Kosovës, po përdoren për promovim të religjionit ortodoks serb ne Kosovë.

Kosova është shtet laik dhe, pos restaurimit të monumenteve fetare të cilat bëjnë pjesë në objektet e trashëgimisë kulturore, nuk thirret edhe në promovimin e ndonjë besimi fetar. Por, jo të gjitha institucionet publike po i nënshtrohen shtetit laik dhe Ligjit për Vetëqeverisje Lokale.

Njoftimi për dhënie të kontratës është publikuar në ueb-faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP).

Sipas këtij njoftimi, bëhet e ditur se komuna e Graqanicës e cila udhëhiqet nga Branimir Stojanoviq, me fonde të buxhetet të konisliduar të Kosovës, ka paraparë që pas pakë jave të nisë ndërtimin e dy objekteve fetare.

Për këtë e ka shpallur edhe fituesin e tenderit “Ndërtimi i kishës në Badoc i Ri”, i cili do të bëhet nga kompania “Izol Promet” nga Graçanica dhe për punët nga themeli deri në kulm që kapin vlerën 24,364.00 euro. Objekti është paraparë të jetë me sipërfaqe prej 400.00 m2.

Ndërsa, po në këtë komunë pritët që të nënshkruhet kontrata në mes të kompanisë “Delta” dhe autoritetit kontraktues për “Ndërtimi i Shtëpisë famullitare në Gushtericën e Poshtme”. Ndërtimi do të kushtojë 34,609.81 euro.

Në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokale kanë thënë se nuk kanë identifikuar se në mbledhjen të kuvendit të komunës së Garancisë është miratuar vendim për ndërtimin e objekteve të kultit fetar. MAPL nuk e ka sqaruar mirë, nëse veprimi i kësaj komune bie ndesh me ligjet e Kosovës, raporton lajmi.net.

“Komuna ka të drejtë të jap në shfrytëzim pronën e paluajtshme të komunës për ndërtimin e objekteve fetare ashtu si është përcaktuar me Ligjin nr. 04/l-144 për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës nenin 10 pika 1.4. Zyrtarët e monitorimit të MAPL-së nuk kanë identifikuar se në mbledhjen të kuvendit të komunës së Garancisë është miratuar vendim për ndërtimin e objekteve të kultit fetar. Komuna mund të ndaj mjete nga kategoritë e ndryshme ekonomike për zhvillimin e aktiviteteve kulturore ashtu si është e përcaktuar në nenin 17 të LVL-së. Ndërsa, Vendimet e marra nga komuna te cilat janë të karakterit financiar janë kompetence e MF për vlerësim të ligjshmërisë se tyre”, ka thënë Lumnie Demi, zëdhënëse në MAPL për lajmi.net.

Ndërkaq, Ministria për Komunitete dhe Kthim e ka kontraktuar kompaninë “Albi Company”, në vlerë prej 387 mijë eurove për ndërtimin e portës së famullisë së Kishës “ Preobrazenje Gospodnje” (shtëpia parohike).

Deri më tani, përveç rastit të restaurimeve të objekteve fetare, që hyjnë edhe në listën e trashëgimive kulturore, nuk është regjistruar një rast i ngjashëm, pra ndërtimi nga fillimi i ndonjë objekti fetar për besimtarët e religjioneve tjera në Kosovë.

Artikulli paraprakXhemati i Kosovës 145.961.91 € ndihmë për Lagjen “Hasanbeg” të Shkupit
Artikulli vijuesReagon TIKA në Prishtinë pas sulmeve nga mediat Islamofobe