Edhe kompania modifikuese e veturave, VATH, është përkujdesur për modifikimin e modelit Mercedes-AMG C63.
VATH për këtë model tani ofron dy paketa për përforcimin e motorit të tij, V8.
Paketa “Stage 1” përfshin përforcimin e motorit 4.0-litër Twin-Turbo V8 në 600 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë maksimale ta arrijë deri në 320 kilometra në orë, transmeton Koha.net.
Ndërkaq paketa tjetër të cilën e ofron kjo kompani, është “V63 RS” e cila përfshin përforcimin e motorit të këtij modeli në 680 kuajfuqi.
Kompania VATH po ashtu për Mercedes-AMG C63 ka parashikuar amortizatorët e modifikuar (tani vetura është më e ulët për 40 milimetra), rrotat me ngjyrë të zezë apo të argjendtë me diametër prej 20-inç dhe me goma të përparme 255/30 ZR20 dhe të pasme 275/30 ZR20, set të ri të pedaleve prej alumini.