Klubi “Elita” shënoi 10 vjetorin e themelimit të saj

Në lokalet e “Holiday INN”, shoqata  për Edukim Arsimor dhe Kulturor “Klubi ELITA”shënoi 10 vjetorin e themelimit të saj. Me këtë rast në prani të shumë mysafirëve u prezantua puna e shoqatës për këto 10 vite ku misioni i edukimit , arsimimit dhe shoqërimit  vërehet në të gjitha aktivitetet e realizuara deri sot.

Poashtu, fëmijët e shoqatës realizuan nje dramë dhe monolog nga Nesrine Memedi, si dhe ilahije nga vëllezërit Nusret dhe Mevlan Kurtishi.

Fjalë rasti patën edhe kryetari aktual i shoqatës,  Mr.Qemal Krosi, si dhe kryetari i parë i saj, z.Skender Rexhepi-Zejdi.

Në kuadër të manifestimit solemn, u ndanë edhe mirënjohje për personalitetet dhe institucionet të cilët edhe ndihmuan realizimin e mirëfilltë dhe promovimin e aktiviteteve në media. Me këtë rast mirënjohje iu ndanë :

  • Profesorit dhe imamit Sabahudin ef. Mahmudi
  • Profesoreshës dhe mualimes Nurane Ademi Limani
  • Drejtorit të TIKA-së , Teoman Tiryaki
  • Drejtorit të SH.B. “Logos-A”, Dr.Adnan Ismaili
  • Rektorit të UNB, Dr. İsmail Kocayusufoğlu
  • Kryeredaktores së portalit “Portalb”, z-she Elida Zulbehari
  • Drejtorit të portalit “Zhurnal”, z. Behxhet Musliu
  • Drejtorit të portalit “Almakos”, z. Semi Mehmeti
  • Drejtorit të gazetës dhe portalit “Lajm”, z.Fejzi Hajdari
Artikulli paraprakLëvizja BESA: Duke shpëtuar VMRO-në, BDI-ja po i lë shqiptarët në varfëri dhe papunësi ekstreme
Artikulli vijuesGjyqtarët grekë: Jo kthimit të refugjatëve në Turqi