KMSH: Me vëmendje dhe shqetësim kemi ndjekur gjendjen e krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit në Shkup të Maqedonisë.

NJOFTIM

Me vëmendje dhe shqetësim kemi ndjekur gjendjen e krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit në Shkup të Maqedonisë.

Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave, duke lutur Zotin që t’u jap durim.

Nisur nga situata e krijuar Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i bën thirrje të gjithë besimtarëve të solidarizohemi së bashku dhe t’u vijmë në ndihmë të lënduarve dhe të dëmtuarve nga përmbytjet.

Komuniteti Mysliman ditën e premte (xhuma) do të organizojë një fushatë sensibilizimi pë mbledhjen e ndihmave humanitare, në të gjitha xhamitë e vendit, për t’u ardhur në ndihmë të dëmtuarve.

Ndihmat do të shpërdahen në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Maqedonisë.

Gjithashtu, kush dëshiron të kontribuojë, Komuniteti Mysliman ka vënë në dispozicion numrin e llogarisë bankare:

110000709CLTJCLALL B.K.T

IBAN: AL14 2051 1014 0007 09 CL TJ CL ALL 0

KOMUNITETI MYSLIMAN I SHQIPËRISË

Artikulli paraprakTë rinjtë kosovarë pa perspektivë, por jo të pashpresë
Artikulli vijuesDeputetja Labinotë Demi – Murtezi nuk e jep votën për demokracionin