Kodi Penal nuk ndryshon, Kuçi paralajmëron dorëheqje

Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) është shprehur e tmerruar me rezultatin e votimit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët votuan kundër heqjes së neneve 37 dhe 38 nga Kodi Penal.

AGPK konsideron se me këtë vendim, Kuvendi e ka fundosur lirinë e shtypit në Kosovë.

“Votimi i deputetëve tregon për papjekuri politike dhe tendenca diktatoriale ndaj lirisë së shtypit dhe të shprehjes në Kosovë”, thuhet në kumtesën e AGPK-së.

Ministria e Drejtësisë është sponsorizuese e Projekt Kodit Penal të Kosovës. Në një takim të zhvilluar me 3 shkurt, në mes të ministrit Hajredin Kuçi dhe përfaqësuesve të Asociacionit të Gazetarëve Profesionist të Kosovës, palët janë pajtuar që këto dy nene të largohen nga Projekt Kodi Penal.

Kuçi pati paralajmëruar dorëheqjen e tij në rast se nuk do të hiqen nga Kodi i ri Penal, neni 37 dhe 38.

Ai është zotuar se do ta amendamentojë Kodin, nëse Jahjaga, nuk ndërmerr asgjë edhe pak kërkesës së tij. “Do të loboj në Kuvendin e Kosovës, që ato dy nene të mos miratohen. Nëse edhe përkundër përpjekjeve të mia, ato dy nene më 1 janar hyjnë në fuqi, hyn në fuqi edhe dorëheqja ime”, pati thënë Kuçi.

Ndryshe, të premten pasi deputetë votuan kundër heqjes së neneve 37 dhe 38 nga Kodi Penal, Ministria e Drejtësisë përmes një kumtese për media ka njoftuar se ministri Kuçi në ora 15.00 do të mbajë një konferencë për media. /Telegrafi/kohaislame

Artikulli paraprakKuçi: Nuk e larguam Editën
Artikulli vijuesKuçi jep dorëheqje nga të dy postet qeveritare