Komisioni evropian mendon se ndërtimi i rrethojave nuk është përgjigje ideale për situatën me refugjatët nga Afrika dhe bota arabe, transmeton zhurnal.mk
Ky reagim i Qeverisë jo formale të Bashkimit Evropian vjen pas paralajmërimit të djeshëm të ministrit të punëve të jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki, se BE-ja duhet që të siguroj një ndihmë më të fuqishme me qëllim që Maqedonia të ketë mundësi për t`u përballur me numrin e madh të refugjatëve, ose vendi do të detyrohet që ta marre shembullin e Hungarisë, vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe të ndërtoje rrethoj në kufi me Greqinë.
“ Ndihma që BE-ja ia jep Maqedonisë, për të cilën gjë ne kem numra konkret është e qartë she e njohur dhe nuk është çështja se Brukseli nuk siguron ndihmë.
Kuptojmë se situata është e vështirë, por ne nuk mendojmë se ndërtimi i rrethojave është përgjigje ideale për një situatë të këtillë”, porositi zëdhënësi i Euro komisionit, Mararitis Shinas