KOMPANIA QË KONVERTON MACBOOKËT NË TABLETË

Mac OS X në një tabletë. Duket interesante?

Kompania ka në plan të lansoj tabletin e saj me sistemin operativ Mac OS X, por ka një detal që i bënë këto tabletë shumë interesant: aparatet janë MacBook Pro 13 inçësh të cilat janë konvertuar në një formë tableti.

Në vitin 2008 një kompani e quajtur Axiotron kishte një ide identike e cila ishte me të njëjtin emër: Modbook.

Megjithatë, kur pasiguria financiare goditi konsumatorët, dhe mos të harrojmë dhe iPad, Axiotron u vu në presion për t’u mbyllur. Modbook Inc. është në të vërtetë rilindja e Axiotron, sipas shefit ekzekutiv Andreas Haas, krijuesi i Modbook.

Të gjithë Moodbook Pro nisin me një ekran 13 inçësh me shkëlqim MacBook Pro. Moodbook nuk është aq i lehtë sa një iPad, por duhet të keni diçka parasysh që ai është ndërtuar për profesionistë, artistë digjital dhe të tjerë. Ky tablet ofron garancion 1 vjeçar. Moodbook Pro vjen me sistemin operativ Mac OS X.

Macbook Pro po përgatitet të dalë në treg gjatë muajit shtator. Tableti ka procesor Intel Core i5 2.5GHz (por mund të avansohet deri në i7 2.9GHz), rreth 16GB RAM, një kartelë grafike Intel HD 4000 dhe hard disk 1TB, gjithashtu ky tablet përfshinë dhe një lexues/shkrues DVD. /PCWorld Albanian/.kohaislame

Artikulli paraprakNDËRKOMBËTARËT TË ZHGËNJYER ME LIDERËT
Artikulli vijuesSamsung kërkon zhbllokim të përkohshëm