Kompjuteri më i hollë dhe më i fuqishëm në botë

Digital Storm, kompania që ndërton kompjuterë lojërash me porosi, ka lançuar Bolt-in, i cili është krijimi më i ri i kompanisë dhe pretendon të jetë kompjuteri më i hollë dhe më i fuqishmi në botë, falë shasisë me porosi dhe komponentëve më të mira tani për tani.

Sa i hollë është ai saktësisht? Çuditërisht, është vetëm 3,6 inç i trashë dhe 14 inç i gjatë. Digital Storm thotë se “nuk kanë gjetur shasi në treg që përputhet me kriteret e tyre të projektimit,” kështu që kompania projektoi dhe ndërtoi kasën e vet.
Kompjuteri mund të montohet me procesor Intel Core i7 3770K quad-core, 4.6GHz, 16GB RAM, kartë grafike NVIDIA GeForce GTX 680, 120GB SSD dhe 1TB hard disk.
Natyrisht, ky model kushton $1.949. Megjithatë, modeli i tyre bazë kishton $999 dhe vjen me një procesor Intel Core i3, 8GB RAM, kartë grafike GTX 650 Ti dhe 1TB hard disk. Të gjithë kompjuterët e tyre vijnë me Windows 7 Home Premium.
Bolt është në dispozicion tani për blerje, kështu që nëse keni qenë në kërkim të një kompjuteri të fuqishëm kjo është pajisja juaj e duhur. /krokodili/kohaislame

Artikulli paraprakKRYEMINISTRI FINLANDEZ I SHPËTON SULMIT
Artikulli vijuesSamsung do të vazhdojë të prodhojë ekrane LCD për Apple