Komuna e Skenderajt do te subvencionojë mbjelljen e 42 hektarëve me fidane të pemëve

Bordi i Drejtorëve i Komunës së Skenderajt i udhëhequr nga Nënkryetari Fadil Nura ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën ka diskutuar një varg çështjesh të rëndësishme dhe projektesh që do të realizohen gjatë vitit 2017, thuhet në njoftimin qe e ka derguar kjo komunë.

Bordi në mbledhjen e sotme ndër të tjera ka diskutuar për: Procesin e përzgjedhjes së drejtorëve dhe zëvendësdretorëve të disa shkollave, Përgatitjet për kremtimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Nivelin e të hyrave vetanake në fillim të vitit, Përgatitjet për subvencionimin e fermerëve në mbjelljen e fidaneve të pemëve, Procesin e vendosjes së numrave të adresave dhe çështje të tjera të rëndësishme.

Nënkryetari Nura ka kërkuar që shumë shpejt të nisin procedurat për ndarjen e subvencioneve në bujqësi. Komuna e Skenderajt në vitin 2017 do të subvencionojë fermerët në mbjelljen e fidaneve të pemëve.

Në bazë prioriteteve të caktuara më herët, komuna sivjet do të subvencionojë në kultivimin e pemëve, kryeshisht në mollë dhe kumbull. Sipas parashikimeve në Skenderaj këtë vit do të mbillen 42 hektarë me fidane të pemëve, mollë dhe kumbul/kumti.com

Artikulli paraprakKosova vend i tregtisë, por jo edhe i prodhimit
Artikulli vijuesKëto janë fjalëkalimet më të vjedhura në 2016