Komunitetet fetare në Shqipëri kundër projektligjit për homoseksualët

Një projektligj i cili po hartohet nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Mirëqenies Sociale, ka për synim lejimin e bashkëjetesës për homoseksualët.
Projektligji pritet të ndryshojë kodin e familjes, ku bashkëjetesa nuk do të jetë vetëm mes një burri dhe një gruaje por edhe mes burrave apo mes grave.

Drafti ka hasur në kundërshtimet e forta të përfaqësuesve të komuniteteve fetare në vendin tonë. Krerët e komuniteteve fetare në Shkodër janë bërë bashkë, duke i bërë apel qeverisë që të mos meritojnë një ligj të tillë, pasi do të shkatërronte familjen, shkruan “Shqiptarja”.

Imzot Angelo Massafra, arqipeshkëv i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, myfti i Shkodrës dhe At Nikolla Petani, famullitar i kishës Ortodokse, kanë dalë hapur kundër martesave gay por edhe ndaj fenomeneve si pornografia.

“Njeriu duhet të formojë familje e të kujdeset për të, të trashëgojë jetën me edukimin e fëmijëve dhe trajtimin sa më dinjitoz të nënës së fëmijëve të tij”, kanë thënë ata.

Artikulli paraprakMasakër në një universitet në Pakistan!
Artikulli vijuesNga 3 vjet e 6 muaj burg për dy ish-luftëtarët kosovarë të “Al- Nusras”