Konsumatorët duan tablet të Microsoft dhe telefon iPhone nga Apple

Konsumatorët e biznesit, përkatësisht punonjësit e sektorit të ndërmarrjeve kanë thënë se do të dëshironin një tablet nga Microsoft dhe një telefon nga Apple, më saktësisht një iPhone, thuhet sipas hulumtimit vjetor të Forrester Research e cila ka bërë një studim për trendet e stafit, duke analizuar 10.000 ndërmarrje amerikane.
Për tabletët, preferencat e punëtorëve kanë shkuar deri në 32 për qind për Microsoft Surface, 26 për qind për iPad, ndërsa 12 për qind prej tyre kanë preferuar një tablet që bazohet në sistemin operativ Android.

Sa i përket telefonave, 33 për qind prej tyre kanë thënë se duan një iPhone, 22 për qind janë deklaruar për Android, dhe vetëm 10 për qind për Windows Phone.

Në këtë studim, rreth 79 për qind e respondentëve kanë thënë se ata nuk përdorin tabletët për qëllime të punës, ndërsa vetëm 17 për qind prej tyre janë deklaruar se nuk janë të interesuar të kenë tablet për punë, duke lënë kështu një mundësi të madhe për prodhuesit e tabletëve. / Telegrafi /

Artikulli paraprakAmaneti i Jobs: Apple të krijojë iCar
Artikulli vijues40 vende evropianë të gatshme për të bojkotuar produktet izraelite?