Duket krejt syrrealiste por Kosova ne janar 2017 eshte më e serbizuar se ne janar 2008, e besa edhe ne janar 2000.
Krejt çka ndodh n’kete hapesire gjeografike (se shtet s’mund ta quajme), qe 17 vite eshte ne kundershtim me aspiratat e popullit qe guxoi te torturohej, vritej, dhunohej.
E ky popull as nje shuplakë nuk do ta kishte marre atehere sikur te kishte pranuar qe Serbia te mos hiqej kurre nga kjo tokë.
Ja provat qe Kosova eshte serbizuar, me letra dhe me pranim nga Prishtina:
– Serbia vendos kush behet minister n’Prishtine dhe çka duhet te flasin ata ministra.
– Serbia eshte pronare e kodit telefonik +383 qe disa argatë te pushtetit e proklamuan si fitore.
– Serbia vendos per lidhjet energjetike dhe turistike te Kosoves.
– Serbia i ka operatoret e saj telefonikë n’Kosove.
– Serbia i ka tabelat e saj (per kerre) n’Kosove.
– Serbia e ka sistemin e saj arsimor dhe shendetsor n’Kosove.
– Serbia tash i beri edhe hekurudhat e saj n’Kosove.
– Serbia e ka pushtetin e saj lokal n’Kosove.
– Serbia e ka pranine e saj policore dhe operative n’Kosove.
••• po ndalem me kaq se 10 faqe A4 mbushen me Serbi n’Kosove.
Kjo s’eshte Kosova jone. Eshte Kosova e matrapazeve te kravatuar./kumti.com