Kosova kërkon heqjen e strukturave paralele, Serbia autonomi

Duket se marrëveshja kryesore që kanë arritur në takimin dyditor në raundin e pestë të dialogut mes tyre, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ai i Serbisë, Ivica Dacic, dhe ndërmjetësja në emër të BE-së Catherine Ashton, është që të mos u thonë shumë gazetarëve dhe atyre të mos u nxjerrin detaje që mund ta ngarkojnë dialogun.

Por edhe në bazë të asaj pak që kanë thënë pas takimit Thaçi dhe Dacic mund të shihet qartë se ka dallime edhe në bërjen publike të asaj se cilat kanë qenë temat kryesore të takimit, shkruan “Koha Ditore”.

Ndonëse ato mund të lidhen, është e qartë se kryeministri i Kosovës flet kryesisht për “shpërbërjen e strukturave të sigurisë të Serbisë në veri“ ndërkohë që homologu i tij nga Beogradi thotë se tërë biseda ka qenë për “krijimin e bashkësisë së komunave serbe në Kosovë dhe Metohi”.

Kështu ka përfunduar edhe ky raund, nga i cili vetë BE-ja kishte krijuar pritje të mëdha duke e paralajmëruar si “raund kyç“ apo edhe tërë javën si „javë kyç“ për dialogun. /Tg/kohaislame

Artikulli paraprakShqipëria ime, në përgjigje të flamujve që refuzojnë të ulen…
Artikulli vijuesSuedezi Vilks: Do të vazhdoj me karikatura tjera të Muhamedit (alejhi selam)