Delegacioni i Kosovës e mori sot në Bruksel Udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Dokumenti iu dorëzua ministres për integrime Vlora Çitaku nga komisionerja e BE-së, Cecilia Malmstrom.
Zyrtarët nga qeveria e Kosovës janë shprehur optimist se do të plotësojë pa asnjë problem të gjitha kriteret e kërkuara.
Delegacioni i Kosovës i prirë nga ministrja për integrime Vlora Çitaku ka marrë në Bruksel udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Komisionerja e BE- së Cecilia Malmstrom e cila ia dorëzoi ministres Çitaku dokumentin e shumëpritur, foli edhe për përmbajtjen e tij.
Udhërrëfyesi për Kosovën përmban 101 kritere, dyfish më shumë nga ato të vendeve të rajonit. Zyrtarët e BE-së kanë sqaruar se kjo është bërë në mënyrë që të mos përsëriten gabimet që janë bërë me shtetet e rajonit. Përfaqësuesit e delegacionit kosovarë janë shprehur optimist se Qeveria e Kosovës është e përgatitur dhe se do ti plotësojnë të gjitha kriteret e kërkuara.
Ministrja për integrim Vlora Çitaku ka thënë se marrja e udhërrëfyesit është fryt i punës së përgjithshme të institucioneve të Kosovës, por nuk ka përmendur ndonjë afat se për sa kohë do të mund të arrihet deri të liberalizimi i vizave.
Ndryshe vendeve të rajonit u është dashur të presin nga dy deri në tre vite pas marrjes së udhërrëfyesit, që Bashkimi Evropian të bënte liberalizimin e vizave. Megjithatë, drejtuesit e institucioneve të Kosovës, kanë optimistë dhe shpresojnë se në rastin e Kosovës, liberalizimi i procesit të vizave do të ndodh më shpejt.kohaislame
You Might also Like
Policia mbyll 19 kazino e bastore në Ferizaj
19 kazino e bastore janë mbyllur në rajonin e Ferizajt nga Policia e Kosovës, në…
By
1 Min Read
Policia e Kosovës bastis familje të të përfshirëve në Kumanovë
Policia e Kosovës ka ndërmarrë sot një aksion të gjerë në tërë Kosovën, për të…
By
1 Min Read
Të rinjtë e Kosovës masin inteligjencën
260 nxënës të klasave të 9-ta nga 25 qytete të Kosovës, do të masin sot…
By
4 Min Read
Serbët djegin një zyrë në Zarbicë të Bujanocit
Në fshatrat e malësisë së Bujanocit, vandalët serbë tani ndryshojnë formën e shkatërrimeve. Ky alarm…
By
3 Min Read
Dacici kërcënon: O shqiptarët, o ne, do ta heqim monumentin e UÇPMB-së, ndryshe s’e takoj Thaçin!
Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, ka thënë se afati i fundit për heqjen e monumentit…
By
1 Min Read
Sejdiu: Hajnia ju ka qorruar sytë
Deputeti i pavarur, Korab Sejdiu, e ka quajtur KEK-un fajtor kryesor për ndotjen e ajrit.…
By
1 Min Read
