Kosova “përjashton” Serbinë nga Dubrovniku

Serbia ka anuluar pjesëmarrjen në samitin rajonal lidhur me mënyrën se si rruga për në BE mund të jetë forcë për ndryshim dhe stabilitet në Ballkanin e trazuar. Anulimi është bërë për shkak se në samit merr pjesë Kosova e cila përfaqësohet nga kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj.

Samiti mbahet në Dubrovnik.

Në këtë samit në nivel të kryeministrave, pos Kroacisë, edhe Shqipëria, Bosnja, Bullgaria, Gjeorgjia, Hungaria, Mali i Zi, Polonia, Rumania dhe Sllovakia.

Në samit është i pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen./koha/kohaislame

Artikulli paraprakMal i Zi cakton kufirin pa e pyetur Kosovën
Artikulli vijuesVret dhe djeg të shoqen shtatzënë