Kosovari në Siri: Shqipëria dhe Kosova të interesohen për ne

0
214

Ferid Bajraktari nga Mitrovica, është kosovari që është duke përjetuar ankthet dhe luftën në Siri. Ai në një intervistë me telefon për Klan Kosovën, ka rrëfyer për luftën e Sirisë dhe mbijetesën e kosovarëve atje.

“Këtu në Siri ka shqiptarë, janë tri lagje shqiptare. Ka në shumë qytete kosovarë. Aty ku ka disa shqiptarë, në një lagje, janë vrarë dy vet. Aty ka shumë luftë dhe jemi të rrezikuar”, ka theksuar Feridi.

Mitrovicasi që jeton në Siri, ka shprehur mllefin e tij edhe për mosinteresimin e shtetit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, për shqiptarët që janë në Siri.

“Për neve kurrkush s’ka bo, as Kosova e as Shqipëria. Duhet edhe dikush të interesohet për neve”, është shprehur Feridi.

Para disa ditëve Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka deklaruar se në Siri nuk është asnjë kosovar. /E.L/kohaislame