Kosovë, negociatat përçajnë serbet

0
182

Serbët e Kosovës do të jenë pjesë e dy delegacioneve përballëse në procesin e dialogut politik të nisur muajin e shkuar në Bruksel.

Banorët serbë të vendosur në veri të Mitrovicës do të jenë në ekipet e Serbisë, kurse serbët e pjesëve të tjera do të jenë në përbërje të ekipeve të Kosovës.

Lajmi u publikua nga “Koha Ditore”, që shtoi se informacioni është konfirmuar nga të dy grupimet e ndryshme të serbëve, të ndarë në qëndrime politike pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në shkurt të 2008-s.

Nenad Rasic dhe Oliver Ivanovic, përfaqësues të grupimeve dhe dy linjave të ndryshme të mendimit serb në Kosovë, kanë treguar se ndonëse bashkëkombas, ata do të shkojnë në Bruksel të përçarë.

Ky bashkëbisedim i dyfishtë, në linjën Prishtinë-Beograd dhe midis vetë serbëve, duket se është inkurajuar nga përfaqëusesit e Bashkimit Europian, të cilët

Për pasojë, ata nuk i binden rendit juridik dhe vazhdojnë të mos inkuadrohen në institucione. Shkaku i kësaj, faktori ndërkombëtarë ka shtruar nevojën që, krahas dialogut të nivelit të lartë ndërmjet Prishtinës zyrtare dhe Beogradit zyrtar, të ketë edhe një dialog që duhet të zhvillohet ndërmjet vetë serbëve të Kosovës.

Nenad Rasic, ministër serb në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se grupet punuese në kuadër të delegacioneve do të zhvillohen pas takimit të 7 nëntorit, në të njëjtën ditë që është paralajmëruar të zhvillohet në Bruksel takimi ndërmjet kryeministrave të dyja vendeve, Hashim Thaçit e Ivica Daçiç./tch