Kosovës i duhen 1.5 miliardë euro për infrastrukturë

0
133
Kosova aktualisht ka projekte të gatshme për modernizimin e infrastrukturës rrugore dhe të asaj infrastrukturore që arrijnë vlerën e 1.5 miliardë eurove.
 
Disa prej tyre janë në vazhdim e sipër e shumë të tjera janë në fazën fillestare. Pjesa më e madhe e tyre do të përfshihen në rrjetin bazik të infrastrukturës të gjashtë shteteve të Evropës Juglindore.
 
Edhe pse ende nuk është finalizuar rrjeti bazik i infrastrukturës, në samitin rajonal “Western Balkans 6” janë vendosur bazat e “rrjetit thelbësor” të infrastrukturës.
 
Finalizimi i rrjetit të rrugëve që do të përfshihet në kuadër të rrjetit bazik të Evropës Juglindore pritet të bëhet tek në muajin gusht, në Vjenë, kur pritet të takohen shefat e qeverive të gjashtë vendeve
 
Lutfi Zharku, ministër i Infrastrukturës, ka thënë se qeveritë obligohen që të zotohen se do t’i finalizojnë këto projekte deri në vitin 2030.K.S/kohaislame