Kotzias: Të shfrytëzojmë sherrin Erdogan-gylenistë në Shqipëri

Skandal i Ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka provokuar rëndë jo vetëm marrëdhëniet politike në vend por edhe ata religjoze.

Në një manovër tipike provokatore, Ministria e Jashtme greke ka publikuar në faqen e saj zyrtare një intervistë të ministrit Kotzias dhwnë Radio Alfa, ku flet për marrëdhëniet ndërreligjoze në Shqipëri, por edhe për zgjedhjet e parakohshme. Mirëpo në momentin që mediat shqiptare kanë publikuar mbrëmë vonë një pjesë të kësaj interviste, kanë hequr prej saj pjesën ku flet për Shqipërinë, transmeton portali Tesheshi.com

Ministri i Jashtëm grek, thekson se në janar apo shkurt të vitit të ardhshëm do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme dhe shton se Athina do të ndikojë fuqishëm politikisht në këtë situatë.

kotzias txt

Por ajo që është më e rëndë dhe provokuese jashtë limitit, është tallja e ministrit të Jashtëm grek me krerët religjozë shqiptarë, ata katolikë dhe myslimanë, duke veçuar Anastas Janullatosin, të cilin e konsideron “një njeri të shenjtë dhe të urtë”.

“Elita shqiptare, avazh-avash po formohet nga njerëz të Gylenit, pasi shkollat e tij janë të përhapura në të gjithë vendin dhe janë të suksesshme. Fatkeqësisht, shkollat greke janë pak dhe vetëm njëra prej tyre ka emër të mirë. Në vend po zhvillohet një betejë mes gylenistëve dhe mbështetësve të Erdoganit, gjë e cila ka frustruar liderët fetarë në vend”, tha Kotzias në intervistën për radion greke Alfa.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, në intervistën e tij bën një diversion të fortë brenda radhëve të Komunitetit Mysliman Shqiptar, duke bërë atë që askush nuk kishte tentuar ta bënte kaq hapur dhe kaq publikisht.

Tirana zyrtare ende nuk ka pasur asnjë qëndrim mbi këtë intervistë, por mësohet se ambasadori shqiptar në Athinë ka kërkuar sqarime; dhe pas kësaj, ministria e Jashtme greke e ka hequr menjëherë pjesën ku flet për Shqipërinë nga intervista e Kotziasit.

Diplomati i njohur Shaban Murati, është i vetmi që flet për këtë çështje në një analizë të botuar dy ditë më parë në Gazetën Shqiptare.

Murati thekson ndër të tjera se deklarata e Kotziasit është e pazakontë dhe nuk ka lidhje me diplomacinë. Diplomati, tani në pension thekson më tej se “Kotzias ka vënë past që opozita aktuale të vijë sa më shpejt në pushtet, pasi kryeministër do të bëhet Lulzim Basha, i cili ka firmosur marrëveshjen e detit me Athinën”.

Artikulli paraprakFesta e Fitër Bajramit në foto mbresëlënëse
Artikulli vijuesFutbollisti i Romës, në shtëpi për Bajram (Foto)