Shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias, ka kritikuar se Maqedonia disa herë e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare gjatë qasjes së menaxhimit me krizën e refugjatëve dhe është sjellë në mënyrë jo të balancuar, njofton Portalb.
Në një intervistë për “Gazeta e Gazetarëve”, Koxias në pyetjes se i vështirësojnë lidhjet greko-maqedonase incidentet në Idomeni, ai ka theksuar se Greqia e ka paralajmëruar Maqedonisë që mirë të mendojë se si të qaset gjatë menaxhimit me krizën e refugjatëve dhe si do të ndikojë në lidhjet e ardhshme me BE-në dhe me institucionet e saj.
“Përgjegjësi për këtë kanë edhe vendet anëtare në BE, që edhe pse kanë qenë të pranishëm në IRJM, ata nuk e kanë ndaluar sjelljen e tillë. Nga ana jonë, ne kemi vepruar me seriozitet dhe përgjegjësi. Gabim e kanë ata që mendojnë se ne do të ndalojmë të ndërmarrim iniciativa dhe të udhëheqim politikë të jashtme aktive”, tha Koxias.
Kritika, e cila është vazhdë e akuzave mes politikanëve të Greqi dhe Maqedonisë, vjen disa ditë përpara mbajtjes së samitit për krizën e refugjatëve në të cilin do të merr pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Poposki, me të cilin, sipas të gjitha gjasave Koxias do të ketë edhe takim bilateral.