Kozmonauti rus thyen rekordin e qëndrimit në hapësirë

Kozmonauti rus Gennady Padalka ka vendosur një rekord të ri. Ai është personi që ka qëndruar më së shumti kohë në hapësirë.
 
Sot, Padalka ka thyer rekordin e vënë në vitin 2005, kur kozmonautit Sergei Krikalyov kishte qëndruar në hapësirë për 803 ditë.
 
Padalka tash është në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor dhe do të qëndrojë 880 ditë në hapësirë, deri më 11 shtator, kur pritet të kthehet në Tokë.
 
Padalka momentalisht është në udhëtimin e tij të pestë në hapësirë.
Artikulli paraprakFrancë: Bëhet thirrje që kishat bosh të kthehen në xhami
Artikulli vijuesStambolli shtroi iftar në Prizren