Krasniqi kërkoi dorëheqjen e Pacollit

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës deputeti i PDK-së Halit Krasniqi, kërkoi dorëheqjen e zëvendëskryeministrit kryeministrit Behgjet Pacolli, kurse nga kryeministri Thaçi kërkoi të mendojë për ndryshime në koalicionin qeverisës.
Bazuar në zhvillimet e fundit rreth përfshirjes së zyrtarëve të qeverisë në afera që dyshohen për korrupsion, deputeti i PDK-së Halit Krasniqi, i bëri thirrje kryeministrit të vendit që të mendojë për ndryshime serioze në koalicionin qeverisës.

Ai kërkoi reformatim me mundësi të zgjerimit me partnerë të tjerë, por me kërkesën që PDK-ja të ruaj rolin udhëheqës.

Krasniqi tha se do të ishte e moralshme që zv.kryeministri, Pacolli, i cili nuk e ka pasur guximin të bëjë denoncim të menjëhershëm në organet e drejtësisë për çështjet që janë ngritur, të jep dorëheqje dhe më këtë do të krijohen mundësi për rishikimin e koalicionit aktual qeverisës, transmeton RTK.

”Institucioni i moralit politik i cili duhet të funksionojë vazhdimisht, e sidomos me këto zhvillime, e kërkon dorëheqjen nga funksioni medoemos dhe në mënyrë të parevokueshme për të krijuar hapësirë institucionale veprimeve të drejtësisë. Goditje më të rëndë mbi imazhin e qeverisë nuk kemi pasur asnjëherë”, tha Krasniqi.kohaislame

Artikulli paraprakFlutura e tejdushkme
Artikulli vijuesKrasniqi të martën nis vizitën në Egjipt