Krimineli ndihmon në zbatim të marrëveshjes

Zvonko Veselinovic, biznesmeni kontrovers nga Mitrovica, dyshohet se ka financuar themelimin e Partisë Përparimtare të Serbisë të zv/kryeministrit të parë të Serbisë, Aleksandër Vucic në Kosovë dhe se kjo është arsyeja e vetme që pas ndryshimit të qeverisjes dhe ardhjes në pushtet të Tomislav Nikolicit, ai është liruar nga burgu.

Për autoritetet në Prishtinë ai është kriminel dhe person që ka organizuar vendosjen e barrikadave në veri, mirëpo, për një pjesë të serbëve është patriot dhe hero, shkruan “Tribuna”.

Veselinovic është arrestuar në dhjetor të vitit 2011 në Rashkë dhe është akuzuar për veprën penale të mbajtjes së paligjshme të 14 kamionëve të cilët ishin me lizing nga Banka Hipo Alpe Adria.

Pas një viti të kaluar në burgun e Beogradit, Veselinovic është liruar që të mbrohet në liri dhe i është ndaluar që të largohet nga territori i Serbisë qendrore, kurse tentimi për të hyrë në Kosovë do të trajtohet si tentim i ikjes dhe do të kthehet në burg.

Burime të “Tribunës” kanë theksuar se Veselinovic aktualisht është personi i cili do t’ia kthejë borxhin idhujve të tij politikë, Nikolicit dhe Vucicit dhe do të ndihmojë në implementimin e marrëveshjes ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të arritur në Bruksel më 19 prill.kohaislame

Artikulli paraprakParlamenti turk lejon shaminë në institucionet publike
Artikulli vijuesReduktohen shpenzimet e Policisë së Kosovë