Kriza me migrantë, Sllovenia kërkon ndihmë nga BE-ja

Sllovenia ka kërkuar nga Bashkimi Evropian oficerë të policisë dhe pajisje shtesë për trajtuar fluksin e migrantëve që hyjnë në territorin e saj nga Kroacia.

Kryeministri slloven, Miro Cerar, nuk e ka përjashtuar ndërtimin e një gardhi përgjatë kufirit 670-kilometërsh me Kroacinë.
Hungaria ka ngritur gardhe me tela në kufijtë me Kroacinë dhe Serbinë.
Afro 50,000 migrantë kanë hyrë në Slloveni qysh të shtunën e kaluar.
Komisioni i Bashkimit Evropian ka thënë se është duke u përgatitur për të dërguar staf mbështetës në Slloveni.
Shumica e migrantëve, që përfshirjnë shumë refugjatë nga konfliktet në Siri, Irak dhe Afganistan, duan të arrijnë në Gjermani për të kërkuar azil.
Artikulli paraprakForcat afgane me ofensiva të reja kundër talibanëve
Artikulli vijuesMë shumë femra e myslimanë, në parlamentin e ri kanadez