Kroacia do të nënshkruajë marrëveshje mbi Qendrën për Kërkim dhe Inovacion të Ballkanit Perëndimor

 Qeveria kroate të mërkurën ka autorizuar Ministrin e Shkencës, Arsimit dhe Sportit, Vedran Mornar që në emër të Republikës së Kroacisë të nënshkruajë kontratën mbi Qendrën për Kërkime dhe Inovacione të Ballkanit Perëndimor (WISE). Marrëveshja do të nënshkruhet në mes të Kroacisë, Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë dhe Serbisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
 
Qendra për Hulumtime dhe Inovacione të Ballkanit Perëndimor është themeluar me qëllim të rritjes së bashkëpunimit në mes të rajonit të Ballkanit Perëndimor në fushat e shkencës, teknologjisë, hulumtimit dhe inovacionit, duke pasur parasysh faktin se për momentin bashkëpunimi i institucioneve shkencore dhe të tjera në fushën e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit në rajon Ballkani Perëndimor nuk është i mjaftueshëm, tha ministri Mornar në seancën e Qeverisë.
 
“Kryesisht, mungon një analizë e plotë e shkencës, teknologjisë, hulumtimit dhe inovacionit, si dhe politika unike për zhvillimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në këto fusha”, tha Mornar.
 
Negociatat për arritjen e marrëveshjes mbi Qendrën do të udhëhiqen me kontakte të drejtpërdrejta mes Ministrive të Shkencës, Arsimit dhe Sporteve dhe autoriteteve kompetente të shteteve të tjera nënshkruese.
 
Për kryerjen e Qendrës, janë siguruar mjete nga buxheti i qeverisë kroate për 2015 dhe parashikimet për 2016 dhe 2017 në vlerë prej rreth 115.000 euro. Themelimi i Qendrës për Kërkim dhe Inovacion të Ballkanit Perëndimor do të forcojë bashkëpunimin rajonal në fushat e shkencës, teknologjisë, hulumtimit dhe inovacionit, si dhe do të inkurajojë bashkëpunimin e drejtpërdrejtë të institucioneve shkencore dhe të ngjashme.
Artikulli paraprakPorosia e Stavilecit: Me 300 euro rrogë mos i bëni 7 fëmijë
Artikulli vijuesOmbudspersoni insiston: Gjyqtarët ndërkombëtarë të Gjykatës Kushtetuese janë zgjedhur në mënyrë të kundërligjshme