KRONIKË E NJË NATE TË HARRUAR

Më 10 shkurt 1990 natën vonë disa duar të fshehta të ndihmuar nga terri i natës, kur banorët e fshatit pothuaj kishin rënë të gjithë në gjumë ose tek tuk qëndronin zgjuar duke parë ndonjë vjedhurazi ndonjë film të orëve të vona, në fshatin Synej të Kavajës, aty ku gjendet xhamia sot, në muret e dyqanit bukës u shkruajtën parullat kundër sistemit diktatorial komunist si “Poshtë Komunizmi”, “Poshtë Nexhmija” etj. Jo vetëm por edhe në ambjente të tjera të fsahtit.
 
Alarmi i përhapur mobilizoi të gjithë aparatin e shtetit të cilët me kova në duar u përpoqën të fshinin gjithçka ishte shkruar në mure që herët në mëngjes të mos kishte gjurmë. Kishte rënë damullaja heshtje e madhe. Banorët komunikonin nën zë: Dëgjove çfarë kishin shkruajtur mbrëmë të furri i bukës? Shsht. Se të dëgjojnë. Ngjarja mori dhenë duke u shpërndarë gojë më gojë fshehurazi. Frikë dhe panik.
 
Diçka shumë e madhe kishte ndodhur. Unë isha vetëm 17 vjeç. Nxënës në shkollën e mesme “Margarita Tutulani” (sot 11 Shkurti). Ngjarjen e ndodhur, unë dhe shumë nga shokët dhe shoqet bashkëmoshatarë nuk i kuptonim edhe pse pëshpëritje dëgjonim. Në shkollë na mblodhën dhe filluan të kërkojnë informacion dhe njëkohësisht presion për të mos u ndikuar me klimën negative e krijuar për ekzistencës së sistemit monist.
 
Ne, më të rriturit, u ndamë në grupe nën kujdestarinë e mësuesve nga 3-4 nxënës qëndronim zgjuar tërë natën vigjilent për të ruajtur sistemin i cili tashmë ishte kalbur. Ngjarjet rrodhën njëra pas tjetërës. Në çdo etapë të tij u gjendëm aty. Thirrëm dhe u çirrëm. Thyem xhama. Pamë komunistët e djeshëm që na bënin moral të ndërrojnë kursin dhe me dy gishtat lart thërrisnin: Liri Demokraci. Më vonë, kur sistemi u rrëzua, deshi i madhi Zot të rrezatohemi me dritën Tij, dhe rrugëtuam si shtegtar nëpër botë.
 
Ajo që ndodhi në Synej në 10 Shkurt 1990 nuk ishte një lëvizje rastësore, por ishte një lëvizje e paralajmëruar. Zona e kavajës gjithmonë është shpërfillur nga pushtetit sepse vetë zona shpreh mesazhin se “Kavaja ishte qetësia e detit”. Ky është një koncept që vjen nga studiuesit e detit. Sipërfaqja e detit është e qetë, ndërsa në thellësi të tij gurgullon zjarr.
 
Sot shkolla e mesme e Synejit mban emrin e përkujtimit të kësaj date por duke iu shtuar edhe një ditë nga data e zhvillimit real të ngjarjes ajo e natës së 10 shkurtit. Kjo datë u ndryshua me propozimin e kryetarit të athershëm të komunës Synej z. Durim Çaça i cili me dëshirën e tij antikomuniste dëshiroi që kjo datë e rëndësishme për lëvizjen historike të fshatit të Synej të mos përkonte me lëvizjen DEBATIK që u themelua më 10 shkurt të vitit 1942 nga një grup fëmijësh të moshave nga 10 deri në 14 vjeç të cilët u grumbulluan pranë kodrës së Saukut në Tiranëdhe krijuan Organizatën e tyre që gjatë viteve të komunizmit mori ngjyrimet e tyre.
 
Shumë vite kanë kaluar nga ajo natë. Kujtimet mbesin të freskëta. Emocionet e papërshkueshme. Ishim, jemi dhe do të jemi sa të jemi të aftë me duar, sy, mëndje dhe llogjikë të shëndoshë. Unë dhe shumë shokë të mi morëm pjesë në rrëzimin e atij sistemi që ishte më mizori në mbarë rruzullin toksor.
 
Sulejman Rustemi
Artikulli paraprakRecitim i Kuranit nga futbollisti i Arsenalit, Abou Diaby
Artikulli vijuesBest selfie?!