Kryeministri Erdoan takohet me Kryetarin e shtetit të Palestinës Abbas

Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan pati një takim me Kryetarin e Shtetit të Palestinës Mahmud Abbas.

Vizita e Kryetarit të Shtetit të Palestinës përkoi një kohë kur Izraeli ka kërkuar ndjesë nga Turqia për Ngjarjen e Mavi Marmarsë dhe kur marrëdhëniet Turqi-Izrael pritet të hyjnë një periudhë të re.

Në takimin e realizuar në Selinë e Kryeministrisë u vlerësua bllokada që Izraeli zbaton në Palestinë dhe gjendja aktuale në Lindje të Mesme.

Ndër temat e trajtuara në këtë takim ishin edhe përpjekjet e treguara për arritjen e ujdisë midis Hamasit dhe Al Fatahut si dhe pika e arritur në këto negociata.

Në takim u bisedua edhe për vizitën e Kryeministrit Erdoan në Gaza, e cila planifikohet të realizohet në fund të muajit maj.

Takimi i mbyllur për shtypin zgjati rreth një orë dhe pas bisedës nuk u bë ndonjë deklaratë./trt/kohaislame

Artikulli paraprak61 vjeçari denoncon të birin: Më mbyti dajak!
Artikulli vijuesVjedhje e rëndë në Prishtinë