Kryeministri Yıldırım: Askush nuk mund të bëjë llogari për Turqinë

“Përderisa ky popull të jetë i pranishëm në këtë vend askush nuk mund të bëjë llogari mbi Turqinë. Ata që i bëjnë do të shkatërrohen”

Kryeministri turk, Binali Yıldırım, ka marrë pjesë në një aktivitet të organizuar në urën “Dëshmorët e 15 korrikut”, të mbajtur në kuadër të nismës për dhurimin e gjakut nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për gazetarët Yıldırım është shprehur se “Përderisa ky popull të jetë i pranishëm në këtë vend askush nuk mund të bëjë llogari mbi Turqinë. Ata që i bëjnë do të shkatërrohen. Çdo individ nga 79 milionët e këtij populli është i gatshëm për këtë vend me gjakun dhe me jetën e tij. Në këtë çështje ne nuk kemi asnjë dyshim. Prandaj, në emër të zhvillimit të një brezi të shëndetshëm unë personalisht dhe ministrat e mi kemi kënaqësinë e madhe që marrim pjesë bashkë në këtë nismë kuptimlotë të nisur nga Ministria e Shëndetësisë për të plotësuar nevojat me gjak.”

Ndër të tjera duke vënë në dukje se Gjysmëhëna e Kuqe Turke vazhdon shërbimet e saj pa ndërprerje Yıldırım, ka theksuar: “Me ardhjen e AK Partisë në pushtet Gjysmëhëna e Kuqe Turke u lartësua përsëri. Sot jo vetëm në Turqi, por ajo është prezente dhe e gatshme në çdo vend të botës kudo që ndodhin ndonjë fatkeqësi apo ndonjë situatë e jashtëzakonshme. Gjysmëhëna e Kuqe Turke gjithashtu vazhdon shërbimet e saj ditë e natë kryesisht për afërsisht 3 milionë vëllezërit tanë që kanë ardhur nga Siria dhe Iraku dhe që ndodhen në vendin tonë.”

Artikulli paraprakGjermania dhe Britania bllokojnë Serbinë drejt BE-së, shkaku i Kosovës
Artikulli vijuesPunësimi – preokupimi më i madh i të rinjve